Pochettino ishte faktori kryesor që e shtyu Allin të rinovonte me Tottenhamin

Mauricio Pochettino ka qenë i lidhur ngushtë me një kalim te Real Madridi, por Dele Alli ka thënë se trajneri argjentinas e ka bindur për të zgjatur kontratën me Tottenhamin.

Anglezi të martën rinovoi kontratën me londinezët deri në vitin 2024, ndërsa mbrëmë ishte pjesë e formacionit startues që e eliminoi West Hamin nga EFL Cup.

“Tifozët dhe klubi janë të mrekullueshëm, gjithashtu edhe lojtarët. Pochettino është njeriu që punojmë secilën ditë së bashku, është filozofia e tij që në bën ta dashurojmë këtë ambient. Kur mendova për çështjen e rinovimit, trajneri luajti rol kyç. I jam borxhli atij për karrierën time. Nuk besoj se ka vend më të përshtatshëm se Tottenahmi për të luajtur për moshën që e kam”, u shpreh Alli.

22 vjeçari që së fundmi është kthyer nga lëndimi që e mbajti 1 muaj jashtë fushave, këtë edicion është aktivizuar në 7 paraqitje në të gjitha kompeticionet duke shënuar edhe 2 gola.