Po vjen një perlë! Publikohet një pjesë nga kënga e Fifit me Bardhin

Edhe pak ditë kanë mbetur nga publikimi i super bashkëpunimit mes Fifit dhe Bardhit.

Sikundër na bënë me dije në “Shiko kush luan”, kënga ka përfunduar dhe do publikohet në dhjetor ndonëse ende nuk ka një datë publikimi.

Ndërkohë, mbrëmjen e sotme Fifi ka ndarë me ndjekësit në Instastory disa sekuenca nga klipi dhe kënga dhe mjaftuan vetëm pak sekonda për të kuptuar se po vjen një super perlë.

Pak ditë më parë, Fifi publikoi “Ninullë dashnie” në Spotify , teksa ende nuk është publikuar në You Tube, por me siguri do të kthehet në të preferuarën tonë.

Ndërkohë në fillim të vjeshtës solli një tjetër bashkëpunim. Këtë herë ajo bashkoi forcat me kushëririn e saj Ermal Fejzullahu për të sjell super këngën “Përjetësi”.

Videoklipi i kësaj kënge ka një histori interesante të një çifti të dashuruar dhe menjëherë pas publikimit, kënga ka marrë miliona klikime në Youtube.

Kurse Bardhi ka publikuar këngën e tij “Betohemi” që u kthye menjëherë në hit.