“Po të kisha benzinë ju nuk kishit për ta gjetur kurrë”, detaje tronditëse nga dëshmia e personit që vrau 8-vjeçarin

Është paraqitur sot pas gjykatës personi që vrau dhe groposi një 8-vjeçar në Shqipëri.

Avokati i tij, Ermal Hamataj, foli për vrasjen e 8-vjeçarit Mateo Vasiu.

Avokati ka treguar detaje të tjera tronditëse nga dëshmia e autorit të vrasjes, i cili ka thënë se nuk ka pasur benzinë, pasi do ta kishte djegur, për të mos e gjetur kurrë trupin.

Ai gjithashtu u shpreh se një tjetër avokat është caktuar për 38-vjeçarin, Klodian Çalamani.

“Ka disa të dhëna që kanë dalë nga grupi i hetimit. Mësohet se ai ka thënë se nuk kisha benzinë se po të kisha benzinë ju nuk kishit për ta gjetur kurrë djalin. Dua të them se gjykata e Fierit ka caktuar “arrest me burg”, por kjo masë sigurie ndryshe nga çdo masë tjetër u bë në mungesë të autorit. Është caktuar një avokat tjetër për çështjen e Klodian Çalamani. Besoj se kjo ka qenë zgjedhja më e mirë nga situata e Prokurorisë dhe policisë pasi do të kishim një situatë të paimagjinueshme nëse do të paraqitej në gjykatë”, ka thënë më tej ai në emisionin “Zemër të hapur”.