Po shijon suksesin me këngën e re, Noizy thumbon reperin grek

Noizy ka thumbuar reperin Snik përmes një postimi në Instagram.

Noizy ka pak ditë që ka publikuar projektin e tij të ri me titull “Nuk kanë besu”.

Kënga mori ‘feedback’ të mirë nga publiku, madje po dëgjohet shumë edhe jashtë trojeve shqiptare.

Kjo këngë po dëgjohet shumë edhe në Greqi, madje Noizy atje ka zënë vendin e dytë, ndërsa të parin e mban reperi grek Snik.

Përmes një postimi në Instagram, reperi shqiptar thumbon grekun, të cilin e ‘paralajmëron’ se shumë shpejt do të bie në vendin e dytë.

“Hajde re Sniku bëhu gati të zbresësh në vend të dytë. Sniku në vend të parë, por jo për
shumë gjatë”, ka shkruar Noizy.

loading…