Katër policë kanë qenë prezentë në arrestimin e një nxënësi të shkollës së mesme, në qendër të qytetit të Podujevës.
Llapi.info ka siguruar pamjet e arrestimit, derisa zyrtarisht ende nuk dihet arsyeja.
Sipas mediumit, nxënësi në fjalë, kishte qenë pjesë e protestës së tri shkollave të mesme të Podujevës – protestë e cila u organizua për shkak të vonesës për dërgim në ekskursion në Shqipëri.







