“Po përpiqen të përfitojnë nga lufta…”/ Influencuesja ukrainase që njihet për gjoksin e madh

Një influencuese ukrainase, e cila është e njohur për gjoksin e saj të madh, është shprehur se burrat në mbarë botën e kanë përdorur luftën si justifikim për të ngacmuar atë.

Louisa Khovanski tha për “The Sun” se ajo ka marrë më shumë se një mijë kërkesa për martesë, për t’u larguar nga Ukraina, e cila prej muajsh është nën pushtimin e ushtrisë ruse të Vladimir Putin.

“Po përpiqen të përfitojnë nga lufta...”/

Madje sipas saj, burrat që i kanë propozuar i kanë ofruar siguri në këmbim të seksit. Aktualisht ajo ka 2.6 milionë ndjekës në profilin e saj në “Instagram”, e kjo falë gjoksit bombastik.

Por teksa lufta ka shkatërruar Ukrainën, Louisa, e cila për momentin jeton në Kiev, shprehet se disa burra të këqij janë përpjekur që situatën e rëndë të vendlindjes së saj ta përdorin për përfitimin e tyre.

“Po përpiqen të përfitojnë nga lufta...”/

“Në shumë raste ata më ofruan dhomën e tyre, sikur donin që unë të flija me ta në këmbim të sigurisë. Shumë persona më kërkuan që të martohesha me ta për të lënë Ukrainën”, ka thënë ajo, e cila ka shtuar se mendon se ofertat e tyre përbëjnë një kërcënim më të madh.

“Ishte më e rrezikshme të pranoja ofertat e tyre se sa të jetoja në Ukrainë gjatë kësaj periudhe lufte. Vendosa të rrija në Ukrainë dhe refuzova të gjitha kërkesat. Nuk kam në plan të largohem në këtë moment. Por gjërat ndryshojnë, kështu që ndoshta do të largohem më afër dimrit”, ka shtuar influencuesja e njohur.

Louisa e sheh shumë të mërzitshme faktin që disa persona po përpiqen që të përfitojnë seksualisht nga lufta.

“Më vjen keq që disa burra po përpiqen të përfitojnë nga lufta në Ukrainë dhe duan të përdorin femrat. Shovinizmi është ende shumë i fortë, edhe në një periudhë si kjo”, ka përfunduar ajo.

“Po përpiqen të përfitojnë nga lufta...”/