Po përjetësohet në bronz heroi Ymer Alushani – Vogëlushi, Ramiz Lladrovci publikon foto

Kryetarit i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka publikuar fotot e shtatores së heroit Ymer Alushani -Vogëlushi i cili është në proces të finalizimit, shtatore që pritet të vendoset në Komoran.

Lladrovci me këtë rast ka deklaruar se “Shtatorja e heroit Ymer Alushani – Vogëlushi, me pamjen madhështore, do të ligjërojë ndër breza, se kjo tokë ka zot!”

Postimi i plotë i Ramiz Lladrovcit:

Luani i Grykës së Llapushnikut, Ymer Alushani – Vogëlushi, po përjetësohet në bronz, për të qenë edhe fizikisht ndër ne, në Komoran, për të dëshmuar si duhet atdheu.

Së bashku me familjarët e heroit dhe skulptorët Ylberin dhe Sabriun, vlerësuam punën e deritashme të shkëlqyer, e cila do të finalizohet së shpejti.

Shtatorja e heroit Ymer Alushani – Vogëlushi, me pamjen madhështore, do të ligjërojë ndër breza, se kjo tokë ka zot!