Këngëtarja

Po përfitojnë me emër të saj në koncerte, kështu reagon Enca

Po mashtrojnë në emër të saj.

Këngëtarja Enca Haxhia ka bërë një reagim dhe sqarim në rrjetet sociale ku tregoi se si njerëzit po përfitojnë në emër të saj, shkruan Ballkani.info.

Ajo ka hedhur një fotografi në Instastory ku tregoi për koncertin dhe menaxherin e saj të vërtetë.

“Kohët e fundit kam dëgjuar/ ndodhur disa raste kur persona të paautorizuar, shpesh edhe të panjohur për mua, përgjigjen për datat e mia të koncerteve, marrin pagesa nga clubet?! Duke i mashtruar për evente mbi të cilat nuk jam në dijeni”, janë fjalët e këngëtares.

Kujtojmë që Enca dikur është ndarë nga menaxheri kosovar ndërsa bashëkpunimin po e vazhdon me persona të tjerë./Ballkani.info/