Po mbytej në det, 2 qen shpëtojnë 15-vjeçaren

Dy qen të racës labrador, Igor dhe Luna, janë kthyer në heronjtë e ditës në Italinë fqinje. TGcom shkruan se ata arritën t’i shpëtojnë jetën një 15-vjeçareje në plazhin Palinuro, në Salerno.

Vajza ishte futur në det në shoqërinë e disa miqve të saj, kur u tërhoq në thellësi nga rrymat e forta detare.

Fatmirësisht, këtë herë 15-vjeçarja ishte me fat, pasi dy qentë që shërbenin si roje plazhi arritën t’i shpëtojnë jetën vajzës duke e nxjerr atë në breg ku mund të përqafonte sërish miqtë e saj.

Gjashtë njësi qensh veprojnë në Palinuro si roje plazhi.