Po “lulëzon” droga në Mitrovicë: Arrestohet 24 vjeçari, posedonte substancë narkotike

Në orët e mbrëmjes së datës 14 dhjetor 2021, policia në Mitrovicën e Jugut, ka arrestuar një person të dyshuar për “Posedim i paautorizuar i substancës së dyshuar narkotike”.

Arrestimi i të dyshuarit është realizuar në Mitrovicë, në kohën kur
zyrtarët policorë kanë ndaluar për kontroll rutinë automjetin me targa vendore të cilën e drejtonte i dyshuari, me ç’ rast gjatë kontrollit të detajuar tek i dyshuari janë gjetur dhe sekuestruar dy qese të vogla substancë e dyshuar narkotike dhe një mulli për bluarjen e substancave.

Në cilësi të dyshuarit është arrestuar D. A.,24 vjeçar, shtetas të Republikës
së Kosovës. Ndërsa pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit të rastit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Ndaj tije është iniciuar rast për veprën penale ‘Posedimi i paautorizuari i substancave narkotike’