Po kontrabandonte emigrantë, i dyshuari aksidentohet në Drenas dhe largohet nga vendi i ngjarjes

Policia në Drenas ka tentuar të ndalojë një veturë me targa vendore, por drejtuesi i veturës kishte refuzuar të ndalonte.

Pak më vonë e njëjta veturë është aksidentuar. Me të ndaluar, zyrtarët policorë kanë arritur të kuptojnë se brenda automjetit në fjalë kishin qenë 5 emigrantë, ndërsa vozitësi i veturës ka arritur të ik derisa nuk dihet identitetit i tij.

Për shkak se vetura ishte aksidentuar, emigrantët kishin pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor.

Njësitë policore janë marrë me rastin i cili vazhdon të hetohet.

“Fsh. Zabeli i ulët, Gllogoc, 10.05.2021-05:38. Është raportuar se njësiti policor kishte tentuar ta ndaloj veturën me targa vendore e cila nuk ishte ndalë dhe më vonë ajo veturë ishte aksidentuar duke e goditë një automjet kombi me targa vendore. Në veturën e cila ishte aksidentuar kishin qenë 5 emigrant meshkuj shtetas të huaj ndërsa vozitësi i veturës ka arrite të ikë dhe nuk dihet identiteti i tij. Për shkak se vetura ishte aksidentuar emigrantët kishin pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Njësitë policore janë marr me rastin i cili vazhdon të hetohet”, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.