Po kërkohet nga Gjilani dhe Ballkani, Musta takohet me drejtuesit e klubit nga Superiorja

Emiljano Musta është shumë pranë marrëveshjes me skuadrën nga Shqipëria, Partizani.

‘Panorama Sport’ ka siguruar një foto ku shihet mbrojtësi i majtë me drejtorin e Partizanit, Olsi Rama.

Mësohet se lojtarit që mbylli sezonin me Laçin i është bërë një ofertë zyrtare dhe pritet në ditët në vijim të kthej një përgjigje.

Për Mustën ka interesim konkret edhe nga Kukësi, por gjithashtu nga Gjilani dhe Ballkani në Kosovë. Kujtojmë që elbasanasi ka qenë pjesë e Partizanit në sezonin 2013-2014.