E tmerrshme!

Po hapte një varr për vajzën e vdekur, gjen gjallë foshnjën e porsalindur të varrosur

Jetë-gjati nuk bëhet jetë-shkurtër. Duket se kjo thënie e vjetër vlen me plot gojën për një foshnjë të porsalindur e cila edhe pse ishte varrosur e gjallë, arrin të mbijetojë falë një ‘mrekullie’.

Foshnja e porsalindur, e gjinisë femër, është gjetur e gjallë brenda një varri në veri të Indisë. Oficeri Abhinandan Singh tha për gazetarët lokalë se foshnja u gjet nga një fshatar që po varroste vajzën e tij, që i kishte vdekur disa minuta pas lindjes.

Vajza, e cila ishte vendosur brenda një vazo prej balte rreth 90 cm nën tokë u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Policia ka nisur hetim për ngjarjen.

Autoritetet po përpiqen të gjejnë prindërit e foshnjës dhe dyshohet se ngjarja ka ndodhur me aprovimin e tyre.

Sipas shefit të policisë, fshatari e gjeti foshnjën rastësisht ndërsa po gërmonte një varr për vajzën e tij.

“Ndërsa po gërmonte varrin, në një thellësi prej 90 cm lopata i hasi në një vazo prej balte. Pasi e nxori jashtë vazon gjeti një foshnje të shtrirë në të,”-tha Singh. “Policia e çoi foshnjën në spitalin e qytetin ku po merr trajtimin mjekësor”.

loading…