“Po Eci” shpërthen nga klikimet, Unikkatil premton surpriza për fansat!

Rikthimi i Unikkatil është mirëpritur nga fansat e tij të flaktë.

“Po Eci” titullohet projekti i cili për 6 ditë ka arritur të marrë mbi 2 milionë klikime, shkruan Indeksonline.

Për këtë fakt reperi ndihet i lumtur, teksa ka dhënë edhe lajmin që e duan të gjithë fansat e tij.

Ai falënderoi të gjithë duke thënë që kësaj here nuk do të ndalet me kaq.

Andaj, qëndroni gati sepse befasi të mëdha po vijnë nga Unikkatil.