Po drekonte me miqtë në restorant, 43-vjeçari vdes duke ngrënë mish

Një 43-vjeçark ka ndërruar jetë pasi është mbytur duke konsumuar mish në një restorant në Lemesos të Greqisë.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur ditën e djeshme.

Pavarësisht ndihmës se stafit të restorantit dhe miqve që po drekonin me të, 43-vjeçari nuk ia doli të shpëtojë.

Protothema.gr shkruan se 43-vjeçari mbërriti i pajetë në spitalin Përgjithshëm të Limasolit dhe se mjekët gjetën në fytin e viktimës një copë mishi.