Ferizaj

Po drejtonte veturën pa regjistrim – gjobitet me 200 euro 44-vjeçari nga Ferizaj

Policia e Kosovës në Ferizaj ka njoftuar se të mërkurën rreth orës 13:11 në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinës, saktësisht në fshatin Babush ka ndaluar shoferin B.S (M/K) i moshës 44 vjeçar,  i cili po drejtonte veturën me afat të skaduar të regjistrimit që nga data 07.08.2020.

Ndaj tij policia i ka shqiptuar një gjobë kundërvajtëse prej 200 euro dhe ia konfiskoi veturën.

“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelojmë tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacion, të mos drejtojnë automjetet e tyre më afat të skaduar të regjistrimit , ndërsa ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë”, thuhet në njoftim.

Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, policia ka kërkuar nga qytetarët që të njoftojnë menjëherë policinë në stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192,0290/326-250 & 0290/322-406.

“Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, thuhet në njoftim.

VIDEO BONUS: