Po bën namin kënga e re e Era Istrefit, por këtë detaj në klip askush nuk e kapi

Pak ditë më parë Era Istrefi publikoi këngën e saj më të re me titull “Selfish” që erdhi në bashkëpunim me vëllezërit grek Dimitri Vegas dhe Like Mike.

Kënga është pëlqyer shumë dhe po dëgjohet gjithkund ndërsa videoklipi ka arritur mijëra shikime në Youtube.

Sot Era ka zbuluar një detaj nga videoklipi që nuk e kishim vënë re.

Ajo shfaqet duke kënduar e shtrirë midis disa topave e gotave me ngjyrave, por ky sfond është i realizuar me kompjuter.

Në fotot e saj të fundit Era tregon se videoklipin e ka xhiruar në ekranin jeshil dhe e gjitha është arritur me anë të efekteve kompjuterike.

Kjo vihet re edhe në pjesë të tjera të videoklipit ku shfaqen gjallesa të detit duke fluturuar.