Plumbi përmes dritares përfundon në një shtëpi në Mitrovicë

Një plumb që ende nuk po dihet se nga ka ardhur, përmes dritarës ka përfunduar brenda në shtëpinë e një qytetari në Mitrovicë,

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës është raportuar një rast ku përmes dritares i kishte hyrë një plumb në shtëpi, një personit.

Sipas raportit policia ka gjetur gjete dhe sekuestruar një predhë të fishekut të armës së zjarrit.

Nuk raportohet për të lënduar.

“Rr. Fadil Ismajli, Mitrovicë Jugu 14.01.2021 – 0:10. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se përmes dritares një predhë e fishekut të armës së zjarrit kishte depërtuar në dhomën e shtëpisë së tij. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe si dëshmi kanë gjete dhe sekuestruar një predhë të fishekut të armës së zjarrit. Nuk raportohet për të lënduar ndërsa, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim të policisë.