Plazh edhe në fund të tetorit, turistët e huaj vazhdojnë ta shijojnë plazhin e Vlorës

Edhe pse një muaj na ndan nga dimri, plazhi në Vlorë ende vazhdon.

Në qytetin bregdetar të Vlorës ka ende turistë të huaj dhe vendas që frekuentojnë plazhin dhe temperaturat 25-27 gradë për ta janë normale për të bërë banjo dielli.

“Jam nga Polonia. Ndodhem ne Vlorë rastësisht teksa po udhëtonim rastësisht përgjatë bregut shqiptar”, thotë një turist.

“Për ne Vlora është e mrekullueshme. Vlora me këto temperature është ka qe bukur, tek ne në Poloni temperaturat mund të jenë 5 gradë, ndërsa këtu është krejt ndryshe”, shton ai.

Parashikimi i motit flet për ulje temperaturash në ditët në vazhdim, por prenotimet në Vlorë tregojnë se ka ende turistë nga vende më të ftohta që e gjejnë ideale për plazh këtë kohë. /TCH/