Plasin hajgaret në internet: Eliza Hoxha “për herë të katërt aderon në PDK”

Aderimi i artistes dhe arkitektës Eliza Hoxha në Partinë Demokratike të Kosovës ka bërë që shumë njerëz të vërshojnë me statusa e komente në rrjetin social në Facebook.

Aderimi i saj u bë i ditur përmes një njoftim të Kryetarit të PDK-së Kadri Veseli.

Shumë qytetar e njerëz me përgjegjësi publike aderimin e saj e kanë shndërruar si objekt për tu tallur.

Gazetarja Sarandë Ramaj, përmes një statusi në facebook e ka thënë me ironi që Eliza po aderon përsëri në PDK, shkruan Ballkani.info.

“Eliza Hoxha aderon perseri ne PDK”

Në anën tjetër është Dardan Hasku që aderimin e saj e ka quajtur si “aderim të famshëm”.
“Ja paska nise PDK me ‘aderimet’ e famshme. Urime zgjedhjet miq”.

Përveç statusave nuk munguan as komentet negative e tallëse të njerzëve në rrjetin social facebook ndaj Eliza Hoxhës.

Më posht mund të i shihni komentet e ndryshme që i janë bërë në facebook.