Ka reaguar edhe Oriola.

Muaj më parë ndodhi një sherr mes Einxhel Shkirës me Kejvina Kthellën dhe Oriola Marashin.

Lidhur me këtë ka folur vetë Einxheli në një intervistë të dhënë te “Rudina” ku tha se i ka falur Kejvinën dhe Oriolën, duke shpresuar që edhe ato të mos kenë urrejtje.

“Unë jam shumë feministe, gjithmonë jam përpjekur që femrat t’i ndihmoj, nuk kam xhelozi për asnjë femër. Unë gjithë njerëzit i kam falur dhe nuk ushqej urrejtje për njerëzit. Do më dhimbseshin nëse do vazhdonin edhe ato në zemrat e tyre të ushqenin urrejtje dhe të kishin dëshirën për të më bërë keq”,
tha ndër të tjera ajo.

Pas kësaj ka reaguar ashpër Kejvina.

“Hahahaha moj Einxhel Shkira, ça na qenke ti moj? Feministe? Beson me të vërtetë në ato budalliqe që ke thënë? Mos më detyro të postoj ca mesazhe që tregojnë komplet të kundërtën e asaj që ke thënë. Ti s’di punë tjetër o vajzë e dashur përveçse  të merresh me jetën e të tjerëve dhe të fusësh intriga e të
xhelozosh çdo gjë të bukur. Si të projekti im që ke futur hundët për të prishur punë. Ndërkohë që me mua haje, pije dhe rrije, ça është kjo mbështetje? Mos u shtir zemër, tregoi publikut se kush je në të vërtete”, ka shkruar Kejvina e nuk ka munguar as reagimi i Oriola Marashit.

“U lodha me femrat që gjoja i bëjnë jehonë “fuqizimit të femrave” ndërkohë që sulmojnë femra të tjera. Je aq false për fuqizimin e femrave saqë është e shpifur ta shohësh. Oh zemër
qepe!”, ka shkruar ajo në Instagram.