Plas sherri në “Opinion”/ Fevziu – Dakos: S’ka b*thë njeri të më thotë mua…

Teksa përpiqej të tregonte se gjithkush mund të flasë në telefon, kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako iu kthye drejtuesit të Opinion Blendi Fevziu se edhe atë e merrnin në telefon duke i thënë mos nxirr këtë lajm apo atë lajm. Kaq u desh, që Fevziu të “shpërthente” ndaj Dakos, ndërsa i konsideroi skandaloze që një person i inkriminuar merr në telefon një drejtor duke i kërkuar listën e zgjedhjeve të opozitës.

Pjesë nga debati:

Dako: Edhe ty të marrin në telefon dhe të thonë mos nxirr këtë mos nxirr atë.

Fevziu: Nuk ka bythë njeri të më thotë mua mos e nxjerr këtë apo atë lajm. Ai kërkon listat e zgjedhesve….

Dako: Të kanë marrë në telefon zyrtarë shteti…

Fevziu: Ti e krahason këtë me një kriminel që të kërkon listat e zgjedhësve. Të marrë një njeri të thotë më jep listat, është skandal. Thotë se është edhe me kryetarin e Partisë Socialiste. Kjo të duket normale ty.

Dako: Unë po flas për mediat.

Fevziu: Ka telefonata që thonë ma ke nxjerrë gabim. Nuk ndodh!