Plas sherri ndërmjet dy mediave kosovare, përdorën fyerje dhe bëhen akuza të rënda

Duket se debati publik nga taborri politik po kalon pak edhe në atë mediatik. Edhe pse deri me tash “heshtat janë thye” nëpër kafenë dhe qoshe tjera, tashmë e kemi një debat publik ndërmjet dy mediave në Kosovë.

Pas debatit të mbrëmshëm në TV Dukagjini të presidentit Hashim Thaçi, ka nisur përplasja ndërmjet Berat Buzhalës, drejtor i televizionit T7 dhe Arben Ahmetit, pjesë e stafit redaksional të televizionit Dukagjini.

Buzhala, i cili kohëve të fundit e ka ashpërsuar gjuhën në drejtim të Thaçit mbrëmë pas debatit në Dukagjini përmes një editoriale në Express ndër tjerash shkruante se “… informatë e rëndësishme për të gjitha palët e përfshira në debatin rreth krimeve të mia, dëshirës për të ma mbyllur gojën, qoftë nga politika, qofta nga mediat rivale që janë ndërtuar për të mbrojtur bizneset”.

Tutje Buzhala në editorialin e tij flet edhe për dikë që ka marrë pjesë në dasmën e Arkanit, kriminelit famëkeq të Serbisë.

“Mirepo, do te mbrohem me gjithe arsenlin qe e kam ne dispozicion sa here qe koleget e mi, sa here qe politika, do te mundohet qe ta perdore kete teme per te krijuar avantazh ndaj meje. Sa per fillim, duhet t’ua rikujtoje atyre qe une nuk kam marre pjese ne dasmen e Arkanit, nuk kam bere biznes dhe kontrabande gjate kohes se aparteidit, nuk kam punuar me vellezerit Karic, ne kohen kur ne Kosove po digjej toka nga lufta. Une nuk kam bere biznes e as media, e as studio gjigante, me kontrabande. Nuk kam bere media për t’i mbrojtur bizneset e mia, sepse nuk kam. Perkundrazi, kam bere medium qe ka mundesi qe po me shkakton kokeçarje mu dhe njerezve te afert, me te cilet kam punuar 10 – 15 vjet”, shkruan Buzhala, raporton ballkani.info.

E duket se ai edhe pse nuk ka përmendur emra fjalën e ka pasur për pronarin e Dukagjinit, Ekrem Lluka.

Ky përshkrim ka bërë që më i ashpër në përgjigjen e tij të jetë Arben Ahmeti. Bile Ahmeti e ka quajtur Buzhalën “ujë i ndotur i legenit”.

“Ti e din qe krejt çka ke, prej teshave te trupit e deri te media e vetura, i ke rezultat i shkërdhyerjes me Hashim Thaçin, e asnjë send si rezultat i punës tënde”, i thotë Ahmeti, Buzhalës.

“Të gjithë e njohim njëri- tjetrin. E dimë kush çka ka bërë, sado që dikush përpiqet me e fshi të kaluarën e afërt e të largët. Duhemi me pas mirëkuptim për mëkatin e secilit. Askush nuk është i pagabueshëm por nuk mundesh me leju që një lavire me të mbajt ders për moral e kredibilitet.
E dita që nuk guxon me me përmend emër. E edhe ma kishte bërë block në momentin që ka fillu me sha pas shpine, por i bëni të fala Berat Buzhales e i tregoni se është personi i fundit në Kosovë e rajon që mundet me fol për kredibilitet.
Ti mundesh me përdore fjalë ofenduese si legen, qen e hoshtapler, me shpikë beteja me Hashim Thaçin e me provu me bë gjithçka tjetër, por nuk mundesh me fol për kredibilitet, o ujë i ndotur i legenit.
Ti e din që kredibiliteti yt është dhunuar në ditën e aderimit në prehërin e Hashim Thaçit.
Ti e din qe kredibiliteti yt shkon deri ku ta lejon Kadria. Ti e din sa shumë ta ka ngrite kredibilietin ish shefi yt Adem Grabovci. Ti e din qe kur e sheh Samin shkrihesh prej “kredibiliteti”.
Ti e din qe krejt çka ke, prej teshave te trupit e deri te media e vetura, i ke rezultat i shkërdhyerjes me Hashim Thaçin, e asnjë send si rezultat i punës tënde.
Merru me politikë ndoshta e gjon edhe naj cicë aty, e mos i krijo vetes komoditet me fol për sende qe nuk të takojnë, se ta boje ma zi se Shpend Ahmeti. Kaq tash për tash…”, shkruan Ahmeti.

Sigurisht se përgjigjja e Buzhalës nuk do të vonojë… (Ballkani)