‘Plas sherri’ mes Labit dhe Sabri Fejzullahut: Çka ka me qesh?

Ishte, Sabri Fejzullahu ai i cili i ka komentuar në njërën fotografi Labinot Tahirit duke shkruar ‘hahahha’.

Ndërsa, Labinot Tahiri nuk ka hezituar teksa ia ka kthyer duke i parashtruar një pyetje.

“Çka ka me qesh këtu se po qesh ne çdo postim timin?? Kallxom te qeshi edhe un?”, ka shkruar Labi.

Ndërkohë, siç duket këngëtari Sabri Fejzullahu e ka fshirë menjëherë komentin pasi nuk figuron më në postimin e Labit.

Ndryshe, nuk është se ka pasur ndonjëherë ndonjë problem mes dyshes së njohur mbase edhe ka qenë gabim komenti i Sabri Fejzullahut.