Plas sherri i madh ndërmjet PDK-së dhe AAK-së: Akuza dhe kundërakuza për qeverisje

Përplasjet ndërmjet zyrtarëve të PDK-së dhe AAK-së tashmë kanë nisur dhe po bëhet gjithnjë e më të ashpra.

Pasi që ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri tha “Sa kanë prodhuar njerëzit e AAK-së skandale për 2 vjet, ne nuk kemi prodhuar për 12 vjet. Edhe e kanë tejkaluar…”.

E këtyre akuzave u është përgjigjur Alban Dermaku, këshilltar i liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj.

“Një ish-simpatizant i PDK-së na tha: Për dy vite, skandalet e AAK-së mund të jenë të barabarta vetëm sa skandalet e Drejtorisë së Kulturës në Komunën e Drenasit. Hiç sen ma shumë edhe nëse ka pasë! Thuaji Ramushit: Mos u ndal, se popullin e ki 100% mbas veti. Këta t’PDK-së po rrejnë! Nuk patë nevojë hiç me na bind. I uruam shëndet!”, ka shkruar Dermaku. /Ballkani.info/

loading…