Plas në “Përputhen”, Arjani i kthehet Anës: E pacipë, si i shkon në 3 të natës një personi?

Ka agravuar situata mbrëmjen e sotme mes opinionistit Arjan Konomi dhe Anës së parë.

Kjo e fundit ishte në një lidhje me Skype për të folur mbi videon që Arjoni publikoi të premten, ku sqaroi lidhjen që kishte mes të dyve.

Mirëpo, në një moment opinionisti Arjan Konomi iu drejtua duke i thënë se nuk i beson.

Ana: Pse s’më beson apo ke folur me të?

Arjan Konomi: S’të besoj se je e pacipë, gënjeshtare dhe manipulatore. Si i shkon një personi që të do në 3 të natës në shtëpi, i fle dhe në krevat?

Ana: Të premten më mbështete, tani m’u ktheve me shpatë.

Arjani: Sepse ishe e prekur, s’të bëra pyetje. Paske gojën brisk për të folur në këtë situatë. Të më thotë ke folur me Arjonin ti, ke ndryshuar mendim.

Ana: Duhet të jesh asnjëanës.

Arjani: S’do ma tregosh ti si do jem. Mendoj që gënjen, dukesh që gënjen, ke patur lidhje me Arjonin.

Ana: Do më kërkosh falje publike.

Arjani: I bëjnë gjërat dhe i mohojnë me pafytyrësi.

Ana: Do u vërtetoj më fakte që e kundërta do dalë në dritë.

Në këtë moment Ana donte të ndërhynte, por sërish Arjani nuk i la hapësirë.

Madje ai i tha se në këtë gjendje që ajo është ajo nuk duhet të reagojë fare në këtë mënyrë.