Përqeshje e madhe po i bëhet Blerand Stavilecit në statusin e tij të fundit, në të cilin pretendon se ka arritur suksese të mëdha.
Zëdhënësi i PDK-së, Blerand Stavileci, që në publik njihet për deklarata të ngutshme, ka shpërthyer sot në një reagim në profilin e tij në Facebook. Aty ka hiperbolizuar gjërat tej mase, e kjo nuk u ka ikur komentuesve. Në një moment zyrtari i PDK-së thotë se punon 25 orë në ditë.
Kosovarët që njihen për komente epike e kanë diskredituar Stavilecin, madje fjalët e tij i kanë shndërruar në humor. Në përgjithësi ka marrë komente negative.
Sidoqoftë në këtë postim ai e ka vendosur vetën në një pozitë triumaftori që të tjerët po ia kanë inat për “sukseset” që i ka arritur.
















