Debat i ashpër është zhvilluar sonte mes Romes dhe Julit në Prime të BBVA. Romeo ka akuzuar Julin se po hyn mes tij dhe Heidit.

Ndërkohë që Juli tha se Heidi është lojtare më e fortë se Romeo.

“U vendosën pikat mbi ‘i’. E para ka një gjë që e kam bindje dhe e kam thënë është që unë këto të dy i shoh si lojtarë të ndarë nga njëri-tjetri. Meqë zotëria më konsideron që po hyj në mes të tyre, po e them që Heidi është lojtarë më e fortë se ai”, tha Juli.

Pjesa tjetër e debatit mes tyre.

Romeo: Ke 20 vite në televizion ti po hyn mes çiftesh.

Juli: Po pushoi more burrë, respekto formatin. A ke respekt?

Juli: Nëse këta janë të ndarë mua nuk më intereson fare. Por unë nuk e di pse i ka ardhur ndarja këtyre.

Romeo: Ti po flet për dy njerëz që kanë ndjenja për njëri-tjetrin, e po futësh në mes. 42 vjeç artist i madh (e ironizon)

Juli: Ka kanë ardhur veç e veç dhe ende në të njëjtës gjë i qëndroj. Po ta kthejnë kohën mbrapa e kam ndihmuar këtë lidhje.

Ledion Liço: Pse është situata kaq e shqetësuar nga ana jote, kur një banor i shtëpisë komentin për dy lojtarë?

Romeo: Janë disa gjëra që unë mendoj se janë përtej lojës.

https://www.youtube.com/watch?v=v9AZM3uP-5M