Ekstremistët e djathtë

Planifikuan atentat ndaj Macron, arrestohen 6 persona në Francë

Shërbimet sekrete të sigurisë së Francës kanë arrestuar 6 persona, pas hetimeve preliminare nën dyshimin se kishin planifikuar atentat kundër presidentit francez, Emanuel Macron.

Duke iu referuar burimeve të afërta me shërbimet inteligjente, agjencia e lajmeve “Reuters” raporton se personat e dyshuar kanë pasur një plan jo-preciz dhe ende të papërfunduar, për të kryer sulme të dhunshme kundër presidentit Macron.

Edhe televizioni francez “BFM TV” gjatë ditës kishte raportuar se janë arrestuar 6 pjesëtarë të grupeve të ekstremit të djathtë për “kërcënime dërguar presidentit të vendit”.