Kandidati për Kuvend Komunal të Lipjanit nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Ymer Ratkoceri, ka thënë se puna e tij do të fokusohet në të mirë të komunitetit dhe përmirësimit të jetës së tyre.
Ratkoceri ka treguar planin për pronën dhe të drejtën pronësore, duke treguar për projektet në katër vitet e ardhshme që LDK-ja i ka për Lipjanin.
Ky është postimi i plotë i Ratkocerit në Facebook: Prona dhe të drejtat pronësore
Të dashur lipjanas Arsyeja e garës time në këto zgjedhje për tu bërë pjesë e Kuvendin Komunal të Lipjanit, është puna për komunitetin. Bazuar në përvojën time të gjatë në menaxhimin e projekteve si magjistër shkencor në lëmin e inxhinierisë, fokusi im në Kuvend do të jetë zgjidhja e problemeve me prona, objekte ndërtimore dhe infrastrukturë, që Lipjani me fshatrat për rreth të vazhdojnë të zhvillohen.
Për katër vitet e ardhshme do të avancojmë sistemin e të dhënave kadastrale-pronësore, të objekteve kolektive banesore, objektet individuale-shtëpitë, infrastrukturën rrugore, hapësirat e gjelbërta dhe këndet e lojërave për banorët e objekteve kolektive. Regjistrimet e pronave dhe mbajtja janë progres por njëkohësisht edhe infrastruktura e avancuar është veçori e qytetit modern.
Do të krijojmë hartat kadastrale apo bazën e të dhënave me të gjitha objektet e infrastrukturës, si rrugët, objektet e veçanta, pusetat, shtyllat elektrike, shtyllat ndriçuese etj. Ne do të krijojmë bazën e të dhënave nëntokësore sepse kjo i duhet Lipjanit për një të ardhme të moderuar dhe është e nevojshme për punët e reja, për investimet e ndryshme dhe mirëmbajtjes së tyre. LDK-ja ka dëshmuar se ka ambicie të jashtëzakonshme për punë. Mezi presim të marrim mandatin e ardhshëm dhe t’i përvishemi punës, për t’i vazhduar projektet e mira për Lipjanin.







