Plani i Ushtrisë së Serbisë për shfarosjen e qytetarëve të Podujevës

Shkruan: Latif Mehmeti

Muaji mars përtërinë dhimbjet dhe rikujton krimet dhe tmerret që bëri ushtria dhe policia serbe ndaj familjeve Shqiptare, sidomos krimet e bëra ndaj popullatës civile, duke filluar nga vrasjet, dhunimet, shkatërrimet, djegiet e shtëpive deri te dëbimi nga shtëpitë e tyre.

Në fakt, me të nisur bombardimet e NATO-së mbi caqet serbe, ushtria dhe polica serbe të udhëhequr nga i ashtu quajturi “shtabi krizës” (krizni shtab) i formuar nga pushteti serb në komunën Podujevës në mëngjesin e 25 marsit 1999 filluan masakrat më të rënda ndaj popullatës shqiptare. Këto krime kishin filluar nga pjesa veriore e komunës së Podujevës, duke vrarë dhe masakruar familje shqiptar, djeg, shkatërruar shtëpitë, për të futë frikë dhe panik te banorët e Podujevës, me të vetmin qëllim dëbimin e shqiptarëve nga vatrat e tyre, pra për një pastrimin etnik, të largoheshin sa më larg Podujevës, gjegjësisht Kosovës, për të mos u kthyer më në vatrat e tyre.

I gjithë ky gjenocid kishe vazhduar deri në dëbimin e banorit të fundit nga shtëpitë e tyre. Për 30 minuta i vranë 12 qytetar Në fillim me 25 mars 1999, ushtarë, policë dhe qytetarë serbë të maskuar në një picgauer (mjet luftarak) vranë shumë njerëz nëpër rrugët e qyteti. Në rrugën Skënderbeu saktësisht në udhëkryqin e Kërpimehut gjuajtën breshëri plumbash mbi një veturë ku mbet i vdekur Naser Gjata, i plagosur rënd mbeti prof. Ejup Gjata, i njëjti grup i policëve kishte vazhduar rrugën në drejtim të fshatit Obranqë ku hasen ne një traktor i mbushur me burra, gra dhe fëmije.

Pas plaçkitjes në prezencë te grave dhe fëmijëve i ekzekutuan: Zenel Begolli, Qazim Maqastena, Hamdi Maqastena, Salih Begu, Xhevahir Gashi, Ibrahim Potera dhe Emin Potera. I njëjti grup i policëve të njëjtën ditë brenda 30 minutave vrau nëpër rrugët e qytetit edhe Kadri Preshtrshin, Bislim Mekollin, Hysen Shalaën dhe Rizah Salihun.

Ushtria dhe policia serbe kishte lënë një korridor të lirë në drejtim të fshatit Shajkoc që popullata të largohej nga shtëpitë e veta. Pas dëbimit të popullatës nga shtëpitë e tyre ata u vendosen nëpër male. Ushtria dhe polica serbe filluan t’i djegin dhe shkatërronin shtëptë shqiptare dhe plaçkitjen e pasurisë së tyre.

Kur tashmë qyteti i Podujevës ishte boshatisuri tëri nga shqiptarët, ai ishte mbushur me pjesëtar të njësive të ndryshme ushtarake dhe paraushtarake serbe, kështu kishin filluan t’i ekzekutojnë të gjithë shqiptarët që ende gjendeshin në shtëpitë e tyre. Kështu vetëm për dy ditë 27 dhe 28 mars 1999 u vranë dhe u masakruan mbi 33 burra, gra dhe fëmijë shqiptar.

Nga 21 sa ishin marr në pyetje në stacionin e policisë, 16 ishin ekzekutuar të njëjtën ditë. Të gjitha këto vrasje dhe masakrime kanë ndodhur afër stacionit të policisë dhe kuvendit komunal ku ishte i instaluar i ashtu quajturi shtabi i krizës serbe. Kampet e përqendrimit apo kampi i vdekjes Si taktikë tjetër strategjike e Serbisë ishte largimin e popullatës nga ato vende ku ishin vendosur nëpër malet e Llapit dhe për t’i grumbulluar në tri kampe të ndryshme që në momente të caktuara t’i ketë në duart e veta, për t’i vra dhe masakruar kur tu tekej dhe për t’i përdor për taktika strategjike ushtarake, ashtu siç kishte vepruar në Bosnje.

Këto kampe ushtria dhe polica serbe i kishte formuar në fshatrat Metehi, Shajkoc dhe Barilevë ku kishe vendosur nën kontrollin e vetë rreth 85 mijë banor, të cilët jetuan nën ankthin e likuidimit, dhunimit dhe në mungesë të gjërave elementare për jetesë. Sipas shumë analistëve, por edhe deklaratave të vetë ushtarakëve dhe policëve serbë që i mbikëqyrshin këto kampe, qëllimi ka qenë që po që se trupat e NATO-së hynë e Kosovë me këmbësori këta njerëz në këto kampe të përdorën si mbrojtës të ushtrisë dhe policisë serbe.

Fatkeqësisht për këto kampe nuk është marr askush, sikur të mos kishin ndodhur fare. Me të përfunduar lufta popullata filloi të kthehet në shtëpitë e tyre shumica të djegura, filluan të kërkohen familjarët e vrarë dhe të zhdukur. Duke mos llogaritur dëmet materiale që ishin shumë të mëdha, çdo e treta shtëpi apo 4.481 ishin djegur, në komunën e Podujevës, u vranë dhe u zhduken 633 qytetarë, prej tyre edhe 85 persona të zhdukur, ndërsa edhe sot figurojnë zhdukur edhe 41 persona.

Podujevë, Më 24 mars 2021 Shoqata për Persona të zhdukur dhe Viktima të Luftës Latif Mehmeti