Plani i Rusisë për ta aneksuar Bjellorusinë, marrëveshje në mes dy “diktatorëve” Putin dhe Lukashenko

Presidenti i Rusisë, Vladimit Putin, po konsiderohet si njëri nga faktorët kryesor për destabilizmin e Bjellorusisë, një shtet që konsiderohet gjysmë diktatorial dhe i kontrolluar nga Kremlini.

Radio Evropa e Lirë, në gjuhën ruse, sjell një kronologji se si Putin e kishte bërë gati terren për destabilizimin e Bjellorusisë, vend ky që po protestohet kundër presidentit të tyre, Alexander Lukashenko, për shkak të shtypjes së opozitës dhe manipulimit me zgjedhje.

Putin kishte deklaruar në një intervistë se do ta formonte një rezervë ushtarake për të ndërhyrë në Bjellorusi, me kërkesë të presidentit bjellorus, në momentin që kishin nisur pakënaqësitë për manipulimin e zgjedhjeve.

“Këtu nis edhe filli i problemit dhe ndërhyrjes ruse në Republikën e Bjellorusisë, që putin i mban frenat e këtij shteti palaço”, thotë gazetari i pavarur rus, Artur Gasparyan.

Ai shton se “pushtimi dhe forcat ndëshkuese të “zbatimit të ligjit” të Federatës Ruse janë të përgatitura dhe të gatshëm të ndihmojnë uzurpatorin fashist Lukashenko në gjenocidin e tij ndaj popullit të tij.

Sipas kësaj logjike të Putinit, opozita, domethënë populli Bjellorus, janë “elementë ekstremistë”.

Gazetari tjetër rus, Anton Orekh, shkruan se edhe Krimeja u aneksua kësi soj.

“Sipas fjalëve të Putinit, fjala kyçe, nga këndvështrimi im, është “mirupafshim”. Putini famëkeq thotë se forcat ruse të sigurisë nuk do të futen në Bjellorusi derisa “ekstremistët” të fillojnë “grabitjen”.

Por, Putini njësoj ishte sjellë edhe me rastin e aneksimit të Krimes”.

Stanislav Dmitrievsky, avokati i të drejtave të njeriut në Rusi thotë se deklarata e Putinit është përgatitja e opinionit për ta pushtuar Bjellorusinë.

“Duket se Putini ka marrë vendimin për të pushtuar Bjellorusinë. Përgatitja e opinionit publik fillon me deklarata të tilla. Kjo tashmë është alarmante”, thotë ai.

Aktivisti i shoqërisë civile në Rusi, Igor Eydman thotë se Putini në fakt pranoi se forcat e pushtimit të Bjellorusisë janë formuar dhe po presin një komandë.

“Si gjithmonë, ai nuk e tha të gjithë të vërtetën. Tashmë pushtimi i Bjellorusisë ka filluar në të vërtetë. Mbetet vetëm për ta legalizuar pushtimin. Epo, pas okupimeve në historinë e pushtimeve perandorake, aneksimi është metoda që e ka ndjekur gjithmonë Putini. Dëshiron apo jo Lukashenko, duke sjellë kalin Trojan të Putinit në vend, ai i jep fund pavarësisë së Bjellorusisë. Aneksimi do të jetë vetëm çështje kohe. Populli kryengritës tani po lufton jo vetëm kundër tiranisë së Lukashenkos, por edhe kundër transformimit përfundimtar të vendit në një koloni ruse”, thotë Eydman.

Në Bjellorusi kanë shpërthyer protestat kundër presidentit, Lukashenko, që po akuzohet nga mediat e lira dhe opozita që ka manipuluar zgjedhjet.

Lukashenko është mik me presidentin rus, Vladimir Putin, dhe afërisa e tyre shihet me dyshim nga perëndimi, që ka kërkuar nga Lukashenko të mos i shtyp protestuesit.