LAJMI I FUNDIT

Plagosje në Vushtrri, policia jep detaje

Një person është plagosur me armë zjarri sot dhe i njëjti ka kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin e Vushtrrisë.

Lidhur me rastin janë arrestuar dy persona, njërit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa tjetri është liruar.

“Veprimet policore kanë rezultuar me gjetjen e një gëzhoje në vendin e ngjarjes, ndërsa si pjesë e hetimeve të zgjeruara janë realizuar edhe bastisje,  me ç’rast në njërin lokacion të të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një armë e shkurtë pistoletë me nëntë (9) fishek.”, njofton policia.

Njoftimi i plotë i policisë:

Sot, rreth orës 11:46, është raportuar se tre persona kanë kërkuar tretman mjekësor në Spitalin e Vushtrrisë. Sipas mjekut njëri nga të lënduarit (viktima) ka pësuar lëndime nga arma e zjarrit, i njëjti është transferuar në SHSKUK-së, për tretman mjekësor.

Nga hetimet e para të zhvilluara, bëhet e ditur se incidenti ndërmjet të dyshuarve dhe viktimës ishte si rrjedhojë e një mosmarrëveshje e ndodhur në fshatin Sllatinë të Vushtrrisë.

Veprimet policore kanë rezultuar me gjetjen e një gëzhoje në vendin e ngjarjes, ndërsa si pjesë e hetimeve të zgjeruara janë realizuar edhe bastisje,  me ç’rast në njërin lokacion të të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një armë e shkurtë pistoletë me nëntë (9) fishek. 

Me aktvendim të prokurorit, të dyshuarit për veprën penale ‘Vrasje në tentativë’ i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë, ndërsa i dyshuari për veprën ‘ lëndim trupor’ ështe liruar në procedurë të rregullt.

Hetimet po zhvillohen për veprat penale ‘Vrasje në tentativë’, “Lëndim trupor” dhe ‘ armëmbajtje pa leje ‘.

BONUS VIDEO| Haradinaj dhe Kurti përshëndeten “ftohtë” në tubimin e minatorëve