Policia e Kosovës ka arrestuar një person, pasi dyshohet se i njëjti bashkë me një person tjetër i cili gjendet në arrati kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës i cili ka marrë lëndime trupore.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në rrugën “Motrat Qiriazi” në Prishtinë, ku dy persona të dyshuar, për motive ende të panjohura kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull.

Viktima i plagosur është dërguar në QKUK dhe sipas mjekut është jashtë rrezikut për jetë.

“Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar tri gëzhoja. Njësia policore ka arrit të arrestojë njëri nga të dyshuarit dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër është në arrati”, bën të ditur PK.