Plagosje në Prishtinë, ky është motivi

Një person është plagosur pas një mosmarrëveshje rreth një borxhi.

Policia e Kosovës ka njoftuar se të shtunën një person ka plagosur borxhliun në këmbë dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes, përcjell Ballkani.info.

Në veturën e të dyshuarit njësiti policor ka gjetur dhe sekuestruar dy thika.

“VRASJE NË TENTATIVË/Prishtinë  09.07.2022 – 22:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili pas një mosmarrëveshje rreth një borxhi ishte plagosë në këmbë nga i dyshuari tjetër mashkull kosovar i cili pasi e ka kryer veprën është larguar nga vendi i ngjarjes. Në veturën e të dyshuarit njësiti policor ka gjetur dhe sekuestruar dy thika”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipas policisë me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, rasti vazhdon të hetohet./Ballkani.info