Plagosje

Plagosje dhe rrahje në Prizren – policia jep detaje

Dy persona janë plagosur me armë zjarri në fshatin Gjonaj të Prizrenit.

Rastin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

Ai tha se njëri është plagosur me armë zjarri dhe tjetri me mjete të forta.

“Sot me datë: 22.05.24 rreth orës 19:40, polica ka pranua informatë për një plagosje me armë zjarri në fshatin Gjonaj të Prizrenit. Njësitet relevante të policisë menjëherë i’u kanë përgjigjur rastit. Në këtë incident janë të plagosur dy persona, njëri me armë zjarri dhe tjetri me mjete të forta dhe të njëjtit janë dërgua për trajtim shëndetësor për në Spitalin Rajonal të Prizrenit”, tha Gashi.

Ai shtoi se personat e dyshuar në këtë rast janë të njohur për Policinë.

Ndërsa njësitet policore janë në kërkim të tyre.

Lidhur me këtë të gjitha veprimet hetimore nga njësitë relevante të policisë janë në koordinim me prokurorin e shtetit.