Plagosja në Prishtinë, dalin pamjet teksa nxirren të plagosurit

Të premtën në orët e vona në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë ka pasur të shtëna me armë prej të cilave dyshohet se kanë mbetur tre persona plagosur.

Policia ka arritur të identifikoj 1 të dyshuar. Kështu ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës Agron Borovcin.

“Rreth orës 23:15, është pranuar informata për një rast të plagosjes me armë zjarri në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë.Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para dyshohet për tre persona të plagosur nga arma e zjarrit.”, ka thënë Borovci.

Ai tu tje ka shtuar se të plagosurit janë dërguar për trajtim në QKUK.

“Të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor.”

Borovci në fund ka treguar se janë duke kryer hetimet për sqarimin e gjithë ngjarjes dhe se kanë arritur të identifikojnë një të dyshuar.

“Ndërlidhur me rastin, deri më tani policia ka identifikuar së paku një person të dyshuar, ndërkaq ka nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, u shprehë Borovci.

Janë publikuar ndërkohë edhe pamje nga nxjerrja e personave të plagosur.