Dy të dyshuar për plagosjen e mbrëmshme në Klinë janë arrestuar.

Këtë e konfirmoi zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Tashmë janë arrestuar dy të dyshuar në lidhje me rastin”, tha ai.

Gashi shtoi se viktimat janë ende duke u trajtuar në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.