Tre persona janë arrestuar lidhur me ngjarjen që ndodhi më 22 maj, në fshatin Gjonaj të Hasit, ku u plagos një person nga arma e zjarrit dhe një tjetër u lënduar nga një mjet i fortë.
Në këtë rast u raportua se kishte pasur përleshje mes dy familjeve atë ditë.
“VRASJE NË TENTATIVË/Prizren / 22.05.2024 – 19:26. Lidhur me rastin, më 28.05.2024 janë arrestuar tre të dyshuarit meshkuj kosovarë dhe të njëjtit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.







