Ferizaj

Plagosja në Ferizaj, ky është personi i cili u dorëzua në polici

Dy persona kanë mbetur të plagosur të premten si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Zenel Hajdini” në Ferizaj.

Arianit Duriqi i cili është i përfshirë në këtë rast është vetëdorëzuar në polici.

Lajmin për Insajderin e ka bërë të ditur avokati i tij, Edis Kuraja.

“Unë jam mbrojtësi i Arianit Duriqit për rastin që ka ndodh në Ferizaj. Mbrëmë rrëth orës 22:15 Arianiti është dorëzuar në stacionin policor në Ferizaj. Kaq mund të them për momentin”, ka thënë Kuraja për Insajderin.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës thuhet se njëri nga të lënduarit është liruar ndërsa tjetri ka dorëzuar armën me gas dhe tre fishekë.

“Dy meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri nga person/a të panjohur. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Pas tretmanit mjekësor njëri i lënduar është liruar, ndërsa i lënduari tjetër ka dorëzuar armën me gas dhe tre fishekë dhe i njëjti është dërguar në qendrën e mbajtjes”, thuhet në raportin e policisë.