Plagosja e dy personave, vazhdon protesta e banorëve në Shtërpcë

Policia e Kosovës ka rritur numrin e zyrtarëve policorë në fshatin Gotovushë, pranë serbëve që kanë bllokuar magjistralen Ferizaj-Shtërpcë, pas plagosjes së dy të rinjve të premten gjatë ditës.

Raportohet se policët në vazhdimësi po negociojnë me protestuesit për të liruar rrugën.

Banorët e këtij fshati kanë bllokuar rrugën në shenjë proteste duke vendosur goma.

Që nga momenti kur ndodhi rasti, ka pasur një serë reagimesh nga krerët e shtetit të Kosovës të cilët e kanë dënuar sulmin.