Plagosi me thikë 5 persona në xhami, dalin pamjet e ndalimit të autorit VIDEO

A2 ka siguruar pamjet e neutralizimit të personit që plagosi 5 persona në xhaminë “Dine Hoxha”, në Rrugën e Kavajës.

Në video, shihet se si Rudolf Nikolli, 34 vjeç nga Burreli, u neutralizua fillimisht nga besimtarët, përpara se të ndërhynte policia.

Policia bëri të ditur se personat e plagosur janë shtetasit Kleon Jaupaj, Amri Tola, Mariglen Konja, Donald Konja, Saba Peposhi, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Ahmed Kalaja, imami i xhamisë, reagoi pas ngjarjes së rëndë. Në rrjetet sociale, ai konfirmoi ngjarjen, ndërsa tha se shpresonte të mos ishte një sulm terrorist.