Plagoset pjesëtari i Policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës

Një pjesëtarë i Policisë së Kosovës ka mbetur i plagosur nga të shtënat që kanë ndodhur mbrëmë në veri të qytetit të Mitrovicës, transmeton Ballkani.info.

Lajmin për ‘tanjug’ e ka konfirmuar zëvendës komandanti për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti.

Ai ka thënë se të shtënat kanë ndodhur rreth orës 3 e 20 minuta të pasdites, përballë kafiterive që ndodhen në qendër të qytetit.

Mësohet që edhe personi që ka shtënë dhe viktima që ka mbetur i plagosur janë të nacionalitetit serb.

Siç shkruan mediumi serb, pjesëtari i Policisë së Kosovës që u plagos kishte gradën e oficerit.