Një person është plagosur me armë zjarri në veri të Mitrovicës.
Këtë e konfirmoi Besim Hoti, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për Rajonin e veriut.
Ai tha se i plagosuri është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është duke marrë ndihmë mjekësore në repartin e kirurgjisë në Spitalin Rajonal të Mitrovicës.
“Sonte rreth orës 23:15 është plagosur me armë zjarri, një person rreth moshës 23 vjeçare”
“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, por akoma nuk dihen arsyet e sulmit”, tha Hoti







