Plagoset një person në Prizren, i dyshuari ndodhet në arrati

Dje në Prizren, një person ka qëlluar me armë zjarri një tjetër dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe më pas ka pranuar edhe ndihmë mjekësore. Sipas mjekëve i njëjti ndodhet jashtë rrezikut për jetë, ndërsa policia po heton rastin.

Njoftimi i plotë i policisë:

Prizren 28.08.2020 – 21:40. Viktima mashkull kosovar është dërguar në spitalin rajonal në Prizren për shkak se ishte plagosë me armë e zjarri nga i dyshuari mashkull kosovar i cili gjendet në arrati. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore të cilat janë duke e hetuar rastin, ndërsa gjendja e viktimës sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë.