Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë është plagosur nga arma e zjarrit mbrëmjen e së hënës në Prishtinë.

Në raportin 24 orësh thuhet se pas një mosmarrëveshje verbale i dyshuari ka shtënë me armë zjarri dhe si pasojë viktima ka pësuar lëndime në dorë.

“VRASJE NË TENTATIVË/Prishtinë/25.09.2023 – 19:00. Viktima mashkull kosovar është duke u trajtuar në QKUK pasi që dyshohet se ndaj të njëjtit pas një mosmarrëveshje verbale i dyshuari mashkull i panjohur ka shtënë me armë zjarri dhe si pasojë ka pësuar lëndime në dorë”, thuhet në raportin e PK-së

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori ndërsa rasti është duke u hetuar./Ballkani.info