Plagoset një 6 vjeçar në Shqipëri

Shqipëria zgjohet nën breshërinë e armëve, ku thuhet se është shënuar një vrasje në Lezhë dhe plagosja e një fëmije në Bulqizë.

Ngjarja e parë ka ndodhur në Njësinë Administrative Martanesh, Bulqizë, pas konfliktit me armë mes dy familjeve.
Sipas policisë një person ka qëlluar me armë zjarri automatik drejt shtëpisë ku ndodhej dhe për pasojë plumbat kanë kapur fëmijën 6 vjeç, i cili është plagosur rëndë. Aktualisht 6 vjeçari ndodhet në spitalin e Peshkopisë, raporton tch.

Pak minuta më vonë u raportuar për vrasjen në Lezhë, ku nga të dhentat paraprake thuhet se viktimë është kryeplaku i fshatit Merqi, i identifikuar si Gjin Pal Gjoka. Policia ende nuk ka një pistë të shkaqeve të vrasjes. Policia e Lezhës tha në një komunikatë zyrtare se vrasja dyshohet të ketë ndodhur për motive të dobëta.

“Në fshatin Merqi, Lezhë dyshohet pas nje konflikti për motive të dobëta është vrarë me armë zjarri shtetasi Gj. M. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje ku ka bërë identifikimin e autorit të dyshuar i cili është shtetasi T. Gj.,mik në familjen e viktimës, nga Fshati Kashnjet Lezhë. Policia është vënë në ndjekje të autorit dhe po vijon puna për kapjen e tij. Në vendngjarje grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.