Plagoset me thikë 22-vjeçari, dyshohet se është qëlluar nga e dashura e tij

Një 22-vjeçar ka mbetur i plagosur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Vlorës. Ngjarja ka ndodhur pranë zonës së quajtur Aleksandria.

I riu është qëlluar me thikë në gjymtyrë dhesi pasojë e plagëve të marra është dërguar me urgjencë në spitalin e Vlorës, ku fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Dyshohet se ai është qëlluar nga e dashura e tij 20-vjeçare me origjinë nga Berati, pas një konflikti të çastit.

Mësohet se 20-vjeçarja kishte ardhur me taksi nga Berati dhe se ishin takuar në një lokal tek zona e Aleksandrisë.

Pasi kanë dalë nga lokali për të sqaruar keqkuptimet ndërmjet tyre, ajo e ka goditur të riun me thikë në këmbë.