Një 29-vjeçar është plagosur me armë zjarri në qytetin e Kavajës. Ngjarja është regjistruar në zonën e quajtur ish fabrika e letrës.
I plagosuri është identifikuar me inicialet M.XH 29 vjeç, ndërsa autori i dyshuar mendohet të jetë shtetasi V.H 27 vjeç, banues në Kavajë, raportojnë mediat në Shqipëri.
Motivet e ngjerjes mbeten të paqarta ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave.







