Plagoset me armë zjarri e dashura e reperit të njohur

Gjatë një shkëmbimi me armë zjarri, është plagosur e dashura e reperit të famshëm.

Mediat e huaja kanë bërë të ditur se e dashura e reperit Youngboy, u plagos gjatë një shkëmbimi me armë zjarri jashtë resorit Trump International Beach.

Sipas njoftimit të policisë thuhet se të shtënat kanë ndodhur rreth orës 13:30, të dielën.

Thuhet se nga ky rast ka ndërruar jetë një punonjës i një lokali, ndërkaq një 19 vjeçare ka mbetur i plagosur dhe gjendja e saj akoma nuk dihet.

Mediat raportojnë se e plagosura është e dashura e reperit Youngboy.